Klientet dhe ofertat kosove

Klientët dhe ofertat e agjencive në Kosovë

Klienti shkruan në Viber, thërret në telefon ose hyn në zyrë: «na duhet diçka për katër veta në korrik, jo larg». Nëse kjo kërkesë nuk shënohet diku, të nesërmen e ka marrë agjencia tjetër.

Tabela e kërkesave

Kërkesat shfaqen si karta në kolona që tregojnë fazën: kërkesë e re, në kontakt, ofertë e dërguar, e mbyllur me sukses ose e humbur. Me një tërheqje e kaloni kartën në fazën tjetër dhe gjithë zyra e sheh gjendjen.

Menaxheri i agjencisë sheh shpejt cilat kërkesa kanë mbetur pa përgjigje dhe cili agjent duhet t'i ndjekë.

Oferta me variante

Oferta ndërtohet me të njëjtat shërbime që do t'i ketë rezervimi. Për një familje nga Gjilani mund të përgatitni dy variante, p.sh. hotel me «all inclusive» në Side dhe apartament në Dhërmi, dhe ata zgjedhin njërin.

Kartela e klientit ruan çdo udhëtim të mëhershëm, çdo ofertë të refuzuar dhe shënimet e agjentit, kështu herën tjetër nuk filloni nga zero.

  • kartelë klienti me kontakte dhe histori
  • ofertë me shërbime, kosto dhe fitim
  • më shumë se një variant për të njëjtën kërkesë

Nga «po» te rezervimi

Kur klienti e pranon ofertën, me një klik ajo bëhet rezervim. Shërbimet dhe çmimet kalojnë të gjitha; mbetet vetëm të shtoni emrat e pasagjerëve dhe afatet e pagesës.

Pse ia vlen

Në qershor dhe korrik zyrat e agjencive në Kosovë marrin shumë më tepër kërkesa se sa mund të ndjekin në kokë. Tabela nuk e lë asnjë kërkesë të harruar, dhe në fund të verës tregon sa prej tyre u bënë rezervime e ku u ndalën të tjerat.

Familjet që kthehen çdo vit

Shumë klientë kthehen te e njëjta agjenci verë pas vere. Duke parë në kartelë se ku shkuan vitin e kaluar dhe çka u pëlqeu, agjenti u propozon diçka të re pa ua bërë të njëjtat pyetje.

Pyetje dhe përgjigje

A e dërgon sistemi ofertën te klienti?

Jo, oferta përgatitet në sistem dhe agjenti ia dërgon klientit në mënyrën që e përdor zakonisht.

A e shohin të gjithë agjentët tabelën?

Po, tabela është e përbashkët për të gjithë përdoruesit e llogarisë dhe te çdo kartë shihet kush e ka në ngarkim.

Hidhni një sy te pakot e abonimit: agjencia juaj nuk paguan asgjë për 12 muajt e parë.

Shih pakot